Nesta i gatshëm, Pato edhe 10 ditë pushim
Milan
Që prej javës së ardhshme, Milani do të ketë në dispozicion mbrojtësin Alesandro Nesta, ndërsa Aleksandre Pato do të jetë i detyruar të qëndrojë edhe 10 ditë jashtë fushave. Sulmuesi brazilian pritet të jetë i gatshëm për sfidën e 16 shkurtit në Ligën e Kampioneve, ku kuqezinjtë do të luajnë me Mançester Junajtid. Sipas burimeve zyrtare të klubit, Pato ka rifilluar stërvitjen e diferencuar nën vëzhgimin e stafit mjekësor. Ndërsa Nesta do të stërvitet me grupin, duke filluar prej javës së ardhshme.
#