E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona beson te rinovimi i Dani Alvesh

SHKRUAN: Jeton Selimi 02-02-2011 11:24

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, është optimist se Daniel Alvesh do të nënshkruajë kontratë të re me klubin. Marrëveshja aktuale e Alveshit me gjigantin katalan skadon më 2012, ndërsa së fundi spekulohej se klubi mund të jetë i hapur për të vlerësuar ofertat. Po ashtu, Barcelona thuhej se është duke ndjekur mbrojtësin e djathtë të Ajaksit, Gregori Van der Vil, si zëvendësues të Alveshit. Mirëpo, javën e kaluar menaxheri i yllit brazilian mohoi mundësinë e largimit të klientit të tij, ndërsa edhe Zubizarreta ka pranuar se pengesat do të tejkalohen. Ai insistoi se Alvesh është i lumtur në klub dhe se së shpejti pritet të arrihet një marrëveshje. “Bisedimet do të jenë të ngadalta. Nuk varet vetëm nga paratë. Por, besoj se gjithçka do të përmbyllet me sukses”, tha Zubizarreta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›