E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mou do Xherrardin për sezonin e ardhshëm

SHKRUAN: Jeton Selimi 02-02-2011 11:24

Trajneri i Real Madridit, Zhoze Murinjo, dëshiron të sjellë kapitenin e Liverpulit, Stiven Xherrard, në Spanjë gjatë verës. “Sport” shkruan se nëse Murinjo qëndron te Real, ai do ta nxisë presidentin Florentino Perez të transferojë Xherrardin në muajin qershor. Mou ka qenë në kërkim të Xherrardit që kur ka qenë në drejtim të Çelsit dhe mendon se me shitjen e Fernando Torres mesfushori mund ta rimendojë të ardhmen e tij. Pasi kërkoi nga Florentino të sjellë Emanuel Adebajor nga Mançester Siti, Murinjo ndihet se tani ka më shumë ndikim në transferime dhe do të mundohet të sjellë Xherrardin gjatë verës. Murinjo beson se Xherrard, 30-vjeçar, do të mund të lejohet të largohet nga Liverpul për 30 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›