Barcelona, "blic" për Vijën dhe Maskeranon
Ndërsa Reali i Madridit vazhdon të kërkojë yje të tjerë për "koleksionin" e Florentino Perez, Barcelona shpejton ritmin për ata që cilësohen objektivat kryesorë në merkato. Sipas mediave spanjolle, disa ditë më parë, drejtori sportiv, Çiki Begirishtajn, është takuar në Salinas, një lokalitet i Valencias me David Vijën dhe menaxherin e tij, Hoze Luis Tamargo. Zyrtari "blaugrana" i ka konfirmuar sulmuesit se Barça e cilëson si alternativën kryesore për të përforcuar repartin ofensiv. Gjithashtu, disa ditë më parë katalanët kanë zhvilluar edhe kontaktet e para zyrtare me Liverpulin për mesfushorin Havier Maskerano. Argjentinasi dëshiron të transferohet në "Kamp Nou" për të luajtur përkrah Mesit dhe yjeve të tjerë, e tashmë po punohet për marrëveshjen financiare mes klubeve.