E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moxhi: Shumë presidentë më telefonojnë

"Shumë presidentë klubesh më telefonojnë për të më kërkuar këshilla pa shpërblim". Kështu shprehet Luçiano Moxhi një ditë pas lajmit për një rikthim të mundshëm të tij në botën e futbollit si konsulent i Bolonjës. "Është koha për t‘i dhënë fund përdorimit të emrit Moxhi në lidhje me të gjitha skuadrat në vështirësi, tha ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, i akuzuari kryesor i çështjes ‘Calciopoli‘. Nga fillimi i vitit e deri më tani emri im është përfolur te 12 skuadra, nga Pro Patria e deri te Livorno e Bolonja. Që sot u kam dhënë mandatin avokatëve të mi të denoncojnë në mënyrë penale dhe civile të gjithë ata që abuzojnë me emrin tim", përfundon Moxhi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›