Hjuxhs konfirmon ofertën për Eto‘o
Trajneri i Mançester Sitit, Mark Hjuxhs, ka konfirmuar ofertën 25 milionë eurosh të klubit anglez për sulmuesin kamerunas të Barcelonës, Samuel Eto‘o, edhe pse ai ka marrë një propozim për rinovim 1-vjeçar nga ana e klubit spanjoll për lojtarin afrikan. "Kemi bërë një ofertë për Eto‘o, por duket se ka diçka mes lojtarit dhe klubit. Kjo situatë duhet të zgjidhet, ka thënë Hjuxhs. Hasim gjithmonë probleme nëse nuk mundemi t‘i mbyllim shpejt marrëveshjet, por është e nevojshme të kemi durim". Trajneri Hjuxhs ka konfirmuar gjithashtu se, shpreson ende të bindë Karlos Tevezin, pas largimit të tij nga Mançester Junajtid.