Xhilji: Dua Nedved si pjesë të stafit
Presidenti i Juventusit, Xhovani Koboli Xhilji, i ka hapur derën qëndrimit të Pavel Nedved në klubin bardhezi, këtë herë si zyrtar i klubit. "Shpresoj që Nedved të bëhet pjesë e stafit teknik të Juventusit. Kjo do të na bënte të lumtur", deklaroi numri 1 i "Zonjës së Vjetër". "Kur kampionati përfundoi, Pevel na siguroi se do të tërhiqej nga futbolli i luajtur, shpjegoi Xhilji. Më pas, menaxheri i tij ka arritur ta bindë që të vazhdojë të luajë të paktën edhe për një vit tjetër". Drejtuesi i torinezëve theksoi se ata mbeten në garën për D‘Agostinon, duke pohuar se më parë synohet shitja e Puolsen dhe Trezege, edhe pse situata për sulmuesin francez është e komplikuar. "Objektivi është të kthehemi te fitoret. Jemi më të fortë se vitin e kaluar", përfundoi Xhilji.