E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona dhunon Bajernin, Çelsi “super”

 

Barcelona është e papërmbajtshme në “Camp Nou” përballë 96 mijë tifozëve të saj, të cilët i shpërblen me një spektakël që mungonte prej shumë kohësh në arenën e futbollit ndërkombëtar. Dy gola të Lionel Mesit dhe realizimet e Samuel Etosë dhe Tierri Henrisë bëjnë që Barcelona të blindojë kualifikimin për në gjysmëfinale. Bajerni është totalisht i pakoordinuar në fushën e lojës, mbi të gjitha ndërmjet reparteve, aq shumë saqë sulmuesit argjentians dhe Samuel Etosë i mjaftojnë 12 minuta lojë për të turpëruar, por mbi të gjitha për të shuar shpresat e bavarezëve. Katalanasit nuk kanë nevojë as për këshillat e trajnerit të tyre, Guardiola, i cili përjashtohet me karton të kuq në mesin e pjesës së parë, pas një penalltie të mos akorduar në favor të Mesit. Gjithsesi, sulmuesi argjentinas nuk kërkon të ndalet dhe në minutën e 37-të gjen pasimin e Henrisë mes tri mbrojtësve të Bajernit dhe 3-0. Si për të shlyer pasimin e francezit, Mesi sëbashku me Etonë ndërtojnë golin e katërt me autor Henrinë në minutën e 43 dhe këtu përfundon e gjithë historia e këtij takimi. Katër gola në një pjesë loje, spektakël dhe kualifikim i siguruar për djemtë e Guardiolas. Në supersfidën tjetër, Çelsi mundi Liverpulin 3-1 në “Anfiel Road”, duke prekur kualifikimin për në gjysmëfinale.

Rezultatet

Dje
Barcelona-Bajern M. 4-0
9’, 38’ Mesi, 12’ Eto, 43’ Henry
Liverpul – Çelsi 1-3
6’ Torres/39’, 62’ Ivanoviç, 67’ Drogba    

Të martën
Mançester U.- Porto 2-2
15’ Runi, 85’ Tevez/4’ Rodriguez, 89’ Gonzalez
Vilareal-Arsenal 1-1
10’ Senna, 66’ Adebajor

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›