E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona e Valencia pergatiten per gjysmefinalen e dyte te Kupes se Mbretit

Barcelona-Valencia është një nga ndeshjet perfekte të Spanjës. Një nga të paktat e mbetura kështu, pasi gjithçka duket e eklipsuar nga klasiket mes Realit e Barçës. Edhe trajneri katalanas Pep Guardiola ka po këtë mendim.
“Është situata perfekte në stadiumin perfekt. Kur ne nisëm luftën për Kupën, unë e doja këtë situatë. Gjysmëfinalet, ndeshja e dytë dhe shansin për të arritur finalet pa u dëmtuar në ndeshjen e parë. Nëse do të kemi mungesa, kemi lojtarë të tjerë për t’i zëvendësuar. Valencia është e fortë në zotërimin e topit, është e shpejtë, e rrezikshme në goditjet standarde. Një nga ekipet më të mirë në Europë. Do të jetë një gjysmëfinale e bukur”.
Përtej gjysmëfinales së Kupës së Mbretit, Spanja ka edhe temën e dënimit për doping të çiklistit të madh, Alberto Kontador.
“Ai është i vetmi që e di të vërtetën dhe nëse thotë se është i pafajshëm, ai duhet të luftojë. Këtë ma thotë përvoja ime, pasi kam qenë nën dyshime për 7 vjet. Unë luftova pasi besova në versionin tim dhe në fund e vërteta doli në dritë. i them edhe atij të luftojë deri në fund”.
Ashtu si Kontador, edhe Barcelona e Guardiolës do të luftojë deri në fund jo vetëm për Kupën, por edhe për titullin kampion në Spanjë dhe në Europë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›