Sneijder, i pavendosur për të ardhmen

Në pritje të rikthimit nga lëndimi, Wesley Sneijder ka folur për të ardhmen e tij, duke ia hapur dyert një transferimi eventual në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Shikoj gjithmonë se çka mund të ndodh, nuk ia mbyll dyert asnjë mundësie. Unë jam mirë këtu në Inter, por të shohim. Nuk kam pasur kontakte me asnjë klub tjetër, do ta shikoj se çka do të ndodh ditë pas dite. Nëse sot do të paraqitej një klub me një ofertë, ndoshta do të shkoja. Por, e vërteta është se ndihem mirë në Inter, edhe pse nuk e di saktësisht se ku do të luaj sezonin tjetër”, deklaroi mesfushori holandez për FcInterNews.it.
Ai tregon se në të ardhmen planifikon të luajë në SHBA. Sa i përket Manchester Unitedit, thotë se nuk ka pasur kurrë kontakte konkrete. Vitin 2010 e konsideron si fantastik dhe ndoshta të papërsëritshëm. Pasi ta përfundojë karrierën, ish futbollisti i Ajaxit dhe Realit të Madridit planifikon të bëhet trajner.