Maradona kërcënon me largim

Diego Maradona e ka kërcenuar seriozisht udhëheqësinë e Al Wasl. Legjenda e futbollit botëror insiston se nuk do të kthehet për ta drejtuar ekipin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nëse drejtuesit e klubit nuk ia sjellin në ekip lojtarët që i do.
"Buxheti i shkurtuar nuk ma ka mundësuar që t'i angazhoja lojtarët që doja. Dëshiroj ta dinë të gjithë se sezonin e ardhshëm nuk do të pranoj të punoj me buxhet më të vogël", deklaroi trajneri argjentinas. Sezonin që shkoi, Al Wasl kishte transferuar vetëm dy futbollistë: iranianin Mohammad-Reza Khalatbari e argjentinasin Juan Ignacio Mercier.