E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona e Çelsi duan Paton nga Milani

Çelsi dhe Barcelona kanë filluar të bëjnë planet e tyre për transferimin e Aleksandre Patos nga Milani, pasi sulmuesi nuk konsiderohet më i pashitshëm në Milanelo. Problemet e një pas njëshme me dëmtimet dhe forma e mirë e Zllatan Ibrahimoviç, Antonio Kasanos dhe Kevin Princ Boatengut e bën të vështirë rikthimin e brazilianit në planet e Alegrit. Guardiola është i impresionuar nga Pato pas golit të shënuar në “Camp Nou”, ndërsa Roman Abramoviç njihet si adhurues i yllit brazilian prej shumë kohësh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›