E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasiç-Juventus, gati divorci në janar?

Edhe pse trajneri i Juventusit, Antonio Konte, ka siguruar se Milos Krasiç është një lojtar i rëndësishëm për të, mesfushori serb vazhdon të jetë një çështje e hapur në shoqërinë bardhezi. Kjo sepse Krasic, në ndeshjen ndaj Fiorentinës, për herë të parë ka përfunduar në tribunë dhe Borusia Dortmund po shqyrton mundësinë për blerjen e mesfushorit në merkaton e janarit. Por, drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Marota, është munduar të mos ngrejë polemika: “Mos e bëjmë dramë sepse Konte mori vetëm një vendim brenda logjikës së futbollit.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›