Raiola: Maksuell nuk do lëvizë nga Barça
Maksuell nuk do t’i bashkohet Benfikas gjatë afatit kalimtar të janarit- ka thënë agjenti i mbrojtësit të Barcelonës. Klubi portugez është në kërkim të një mbrojtësi krahu pasi në janar pritet largimi i Joan Kapdevilas, ndërsa mediat në Spanjë kanë spekuluar se Maksuell është një nga lojtarët për të cilët interesohet Benfika. “Arsyeja e vetme pse Maksuell nuk ka luajtur për Barcelonën është sepse ka qenë i dëmtuar. Gjatë verës, ai mund t’i bashkohej Mançester Sitit, ndërsa Barcelona nuk e lejoi këtë, prandaj ai nuk do të shitet as te Benfika, përkundër respektit për klubin”, ka deklaruar Mino Raiola.