Farfan i vetofrohet Bajernit të Mynihut
Agjenti i anësorit të Shalkes, Xheferson Farfan, ia ka ofruar Bajern Mynihut klientin e tij. Kontrata aktuale e peruanit skadon në verën që vjen, ndërsa Shalke i ka dhënë ultimatum lojtarit që ta rinovojë kontratën brenda muajit tetor. Megjithatë, duket se bavarezët nuk janë të interesuar për Farfan, pasi janë në kërkim të lojtarit të Borusia Munshengladbahut, Marko Rojs.