E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona e fshehu topin

Nga Express më 30 maj 2011 në ora 08:50

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson e quajti Barcelonën “ekipi më i mirë me të cilin jam takuar”, pas humbjes së skuadrës së tij 3-1 në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ekipi katalon bëri një paraqitje madhështore të pasimeve, lëvizjeve dhe përfundimit në Wembley duke ngritur për herë të katërt trofeun e kampionit të Evropës për klube.

Wayne Rooney barazoi pas golit të Pedros, por golat nga Lionel Messi dhe David Villa përcaktuan fituesin.

“Askush nuk na ka mposhtur kështu, por ata e meritojnë. Ata luajnë në mënyrën e duhur dhe kënaqen me lojën e tyre. Ata ju hipnotizojnë me pasimet e tyre dhe ne asnjëherë nuk arritëm të kontrollojmë Messin. Në kohën time si menaxher, ata janë ekipi më i mirë me të cilin jam përballur”, tha Ferguson.

Pasi shijoi disfatën nga Barcelona në finalen e Ligës së Kampionëve në Romë më 2009, Ferguson ishte i vendosur që historia të mos përsëritet. Por, ekipi i tij u dominua nga gjiganti katalon.

Ferguson e krahasoi humbjen e së shtunës me disfatën 4-0 nga Barcelona në Nou Camp më 1994, rezultat i cili i ndihmoi ekipit të tij të përmirësojë qasjen ndaj garave evropiane.

“Nuk do të jetë lehtë, por është sfidë. Ne u përmirësuam pas humbjes 4-0 dhe duam të përmirësohemi edhe pas kësaj disfate”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›