E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli nuk është super-market

Nga Express më 29 maj 2011 në ora 17:13

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka insistuar se klubi nuk do t’i shesë yjet e ekipit.

De Laurentiis është i vetëdijshëm për interesimin e klubeve rivale nga Serie A për futbollistët si Marek Hamsik e Ezequiel Lavezzi, por ai insiston se klubi nuk synon t’i shesë elementet kryesore të tij.

“I them tifozëve të qëndrojnë të qetë. Sa herë që hapet një afat kalimtar, të gjithë duan të blejnë, por Napoli nuk është super-market. Ndoshta mund të përshkruhemi si dyqan argjendarie, por që blerësit frikësohen nga çmimet tona”, tha De Laurentiis.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›