Barcelona e vetme kundër tre gjigantëve angleze
Barcelona dhe Mançesteri me kualifikimet e tyre respektivisht kundër Shalkes (1-0) dhe Romës (1-0) plotësuan katërshen gjysmëfinaliste të Ligës së Kampioneve, duke u bashkuar me Çelsin e Liverpulin, që e siguruan një vend mes të katër më të mirave të Europës të martën në mbrëmje. Barcelona zbriti në “Kamp Nou” me një bonus të madh në xhep. Fitorja e parë, edhe pse minimale në “Arena auf Shalke” (1-0) i jepte formacionit të Frenk Rajkard vlerësimin e ekipit favorit për të shkuar në gjysmëfinale. Atmosfera ishte e ndezur në stadiumin spanjoll dhe Shalke u tregua shumë agresive dhe me personalitet në 45 minutat e para ku pati edhe disa raste të pastra. Pas disa vizitave dhe rasteve në portën Nojer, Barcelona gjeti edhe rrugën e rrjetës. Bojan Kërkiç futi një top në zonën e Shalkes, mbrojtësi gjerman devijoi topin, që mori një trajektore avioni, në rrëzimin e saj sfera përfundoi mbi kokën e një lojtari tjetër gjerman dhe e rikthyer në zonën e vogël përfundoi në këmbët e lojtarit të Barcelonë, Jaja Ture, i cili nuk pati aspak të vështirë të shënonte golin e parë për katalanasit në minutën e 43-të. Në fund të pjesës së parë porta e formacionit spanjoll shpëtoi mirë nga autogoli i kapitenit Karles Pujol. Me dy gola diferencë dhe për më tepër të pësuar në fushën e saj, Roma i bëri të gjitha përpjekjet për të përmbysur shifrat e deficitit në sfidën e dytë me kampionët e Anglisë.
Italiani De Rosi humbi rastin më të mirë në fraksionin e parë kur nuk realizoi një penallti për Romën e Spaletit. Argjentinasi Karlos Tevez shënoi për “Djajtë e kuq” të Mançesterit për të vulosur edhe kualifikimin.
Liga e Kampioneve
Çerekfinalet
Dje
Barcelona-Shalke 1-0
Mançester J.-Roma 1-0
Kualifikohen Barcelona dhe Mançesteri
Të martën
Çelsi-Fenerbahçe 2-0
Liverpul-Arsenali 4-2
Kualifikohen Çelsi dhe Liverpuli
Gjysmëfinalet
1.Liverpul-Çelsi
2.Barcelona- Mançester J.
NDESHJET E PARA:
22-23 prill 2008
Ndeshjet e kthimit
29-30 prill 2008
FINALJA
Fituesi 2-Fituesi 1
Stadiumi “Luzhniki”, Moskë
21 maj 2008
----
LIVERPULI
Fitues: 5 herë
1977, 1978, 1981,
1984, 2005
Ndeshje në Europë
Total : 266
F:151, B:57, H:58
MANÇESTER JUNAITID
Fitues: 2 herë
1968, 1999
Ndeshje në Europë
Total : 246
F:129, B:63 H:52
BARCELONA
Fitues: 2 herë
1992, 2006
Ndeshje në Europë
Total : 354
F:194, B:79, H:79
ÇELSI
Fitues: asnjeherë
Ndeshje në Europë
Total : 120
F:65, B:31, H:24
10 Prill 2008