Tottenham dëshiron ta mbajë Adebayorin

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp ka ritheksuar dëshirën e tij të mbajë Emmanuel Adebayorin në White Hart Lane pas skadimit të periudhës së huazimit të tij në fund të këtij sezoni.
Adebayor, ka shkëlqyer pas kalimit në Tottenham nga Manchester City gjatë verës dhe realizoi shtatë gola në 11 ndeshje.
“Do të doja ta kem këtu për një kohë të gjatë. Do të jetë vështirë por ai më pëlqen. Ai ka bërë punë të madhe për ne” tha Redknapp për mediet angleze.