Realiteti i kombetares shqiptare 8 vite ne stanjacion

Ka rreth 8 vjet që jemi thuajse në të njëjtën gjendje. Kombëtarja shqiptare e futbollit është stabilizuar në këto vite si një ekip që kurrë nuk zbret në vend të fundit në grupe dhe që del e parafundit ose e treta nga fundit, në varësi nga sasia e skuadrave që kanë në krah.
Kur kuqezinjtë kanë pasur 5 apo 6 ekipe në një grup, ata kanë dalë të parafundit, kur numri i rivalëve është rritur në 7, kemi arritur të ngjitemi deri në vend të tretë nga fundi.
Kjo, pavarësisht nëse trajner ka qenë Brigel, Bariç, Han apo Kuzhe, për të mos përmendur Dosenën që erdhi dhe iku pa e parë dot njeri.
Xhani De Biazi, trajneri i ri kuqezi, që vjen nga Italia me vrullin e madh të çdo fillimi, ka deklaruar synimin për të bërë përmirësim. Veçse, njeriu i stolit duhet ta dijë se asnjë nga paraardhësit e huaj nuk ia ka dalë kësaj në krye të një kombëtareje si Shqipëria.
Në eleminatoret e Euro 2004, me Brigelin, morëm 1 pikë për ndeshje, në 2006 po me Brigelin kapëm rekordin e 13 pikëve, por mesatarja e pikëve mbetet thuajse e njëjtë: 1.1 për ndeshje. Në 2008, me Oto Bariçin, mblodhëm 11 pikë në 12 ndeshje, pra diçka më pak se 1 pikë për ndeshje, ndërsa me Kuzhen patëm 9 pikë në 10 ndeshje, pra 0.9 pikë për çdo takim. Rrëshqitja më e madhe ndodhi me Ari Hanin, me të cilin dashuria e Dukës përfundoi më shpejt, pasi u morën vetëm 7 pikë në 10 takime.
Ky është realiteti kokëfortë i një kombëtareje, që ka pasur mundësi të tilla në 8 vjet dhe që ndodhet në periudhë tranzicioni. E gjitha kjo thuhet për të krijuar një ide se De Biazin e pret një punë aspak e lehtë.