E Diel, 1 Nëntor 2026

Braktiset ndeshja huligani sulmoi portierin e skuadres mike

Një episod dhune i kthyer në histori filmash ngjau në një ndeshje të Kupës së Holandës, duke shkaktuar edhe braktisjen e saj. Fjala është për përballjen e rëndësishme Ajaks-Alkmar, e cila u ndërpre në minutën e 36-të kur një tifoz vendas sulmoi portierin mik, Esteban Alvarado.
Ky i fundit arriti t’i shmangej goditjes së 19-vjeçarit të dehur dhe pastaj e sulmoi atë në vetmbrojtje e sipër me një seri goditjesh “kung fu”.
Ndërsa ndodhte kjo, forcat e sigurisë në stadium reaguan dhe e neutralizuar agresorin, duke e marrë me vete dhe duke e larguar nga fusha e lojës.
Por, ishte e habitshme ajo që ndodhi më pas aty. Gjyqtari Bas Nejhuis i dha karton të kuq portierit Alvalado për dhunë, duke shkaktuar reagimin e lojtarëve miq që protestuan ashpër. Pas kësaj, trajneri i Alkmarit, Gerd Ferbek, urdhëroi skuadrën që të braktiste ndeshjen. Gjyqtari shpjegoi se ia dha portierit kartonin e kuq pasi ai u tregua më i dhunshëm sesa duhej.
Ajaksi po udhëhiqte 1-0, por Alkmar nuk u bind që të kthehej dhe drejtuesit u shprehën se lojtarët nuk ndiheshin të sigurt për të vazhduar lojën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›