Iniesta kërkon përmirësime

Mesfushori Andres Iniesta beson se Barcelona duhet të përmirësojë lojën e saj në mungesë të sulmuesit kryesor Lionel Messi.
Ylli argjentinas ishte i suspenduar për duelin me Sporting Gijonin të shtunën ku Barcelona fitoi 3-1 në Nou Camp. Ndërsa, Iniesta insiston se skuadra duhet të luajë më mirë kur mungon Messi.
“Kur një futbollist i rëndësishëm si Messi nuk mund të luajë, ne të gjithë duhet të angazhohemi më tepër” deklaroi Iniesta për uebfaqen zyrtare të Barcelonës.