E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd dominon Tottenhamin, 3-1

Manchester United me fuqinë e kampionit fitoi bindshëm 3-1 në udhëtim ndaj Tottenhamit në White Hart Lane në kuadër të xhiros së 27-të në Premierligë.

Djajtë e Kuq morën tri pikë të rëndësishme dhe me to mbajnë hapin me liderin Manchester City, që ka dy pikë më tepër. Pas një gjysmë ore të baraspeshuar, mysafirët kaluan në epërsi në minutën e fundit të pjesës së parë kur sulmuesi Wayne Rooney realizoi me kokë pas një goditje nga këndi.

Pas saktësisht një ore lojë, mesfushori Ashley Young dyfishoi epërsinë për Unitedin, kurse vetëm nëntë minuta më vonë ia siguroi fitoren skuadrës së tij me një gol të bukur nga distanca.

Tottenham zvogëloi disavantazhin në 3-1 me golin nga zëvendësuesi Jermain Defoe në minutën e 88-të, por nuk arriti asgjë më tepër. Me këtë fitore, United u ngrit në kuotën e 64 pikëve, dy më pak se City, kurse Tottenham mbetet i treti me 53.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›