Barcelona kerkon afrimin ne fushen e Saragozes

Nuk ka lojtar që t’i ketë bërë më shumë dëm Saragozës sesa Lionel Mesi. Këtë e thekson fort media spanjolle ndërsa argjentinasi përgatitet të zbresë sot në fushën e kësaj skuadre me synim fitoren e radhës me Barcelonën e tij. Numri 10 i katalanasve ka shënuar 9 gola në portën e Saragozës në 11 ndeshje të luajtura kundër saj, ndërsa forma e argjentinasit është e jashtëzakonshme, pasi ka shënuar 21 herë në 11 takimet e fundit që ka zhvilluar.
Barcelona shpreson ta shfrytëzojë deri në fund këtë frymëzim të rrallë të argjentinasit, ndërsa shpresat për titull nuk kanë vdekur në asnjë mënyrë. Kampionët e Spanjës janë 6 pikë prapa Realin, ndërsa ka edhe 8 ndeshje deri në përfundim, me një “El Klasiko” mes tyre që do të luhet në “Kamp Nou”.
Për të vazhduar konkurrencën duhet pra fitore në Saragozë, diçka e arritshme, veçse jo e garantuar. Eleminimi i Milanit, sado i vështirë që ishte, i ka dhënë më shumë besim dhe moral katalanasve, ndërsa forma e tyre në La Liga ka qenë shumë e mirë që nga 11 shkurti.
Në atë mbrëmje, Barça u mund në fushën e Osasunës dhe skuadra e Guardiolës nuk është se të jep siguri absolute kur luan jashtë “Kamp Nout”. Megjithatë, me një Mesi në formë qiellore, mund të arrihet gjithçka edhe pse lojtarë kryesorë si Ksavi apo Iniesta nuk janë në 100 për qind të formës.