Seria A luhen sot te gjitha ndeshjet e javes se 31-te
Festa e Pashkëve ka bërë që Seria A t’i grumbullojë të gjitha ndeshjet këtë të shtunë. Do të jenë plot 10 përballje mes të cilave dy për titull dhe disa për Champions apo mbijetesë. Milani pret Fiorentinën në javën e 31-të, me synimin për të fituar në “San Siro” dhe të paktën për të ruajtur distancën 2-pikëshe ndaj Juventusit që e ndjek. Antonio Kasano kthehet në ekip, por do të mungojnë jo pak, pasi Boateng, Nesta, Zedorf dhe Antonin janë lënë pushim.
Juventus ka një vizitë jo të lehtë, pasi shkon në stadiumin “Barbera” të Palermos në orën 18:30. Përballë do të ketë siçilianët që janë krejt të paparashikueshëm, ndonëse u mundën fare lehtë nga Milani brenda në shtëpi. Trajneri Konte ka kërkuar përqëndrim maksimal dhe ndeshja e sotme është rast që lojtarët ta tregojnë një gjë të tillë. Torinezët nuk do të kenë asnjë mungesë, ndërsa vendasit plot 6 të tilla.
Lacio-Napoli është një sfidë për vendin e tretë dhe luhet në orën 21:00. Vendasit janë të tretët me 51 pikë, napolitanët kanë 48, po aq sa Udineze që pret Parmën, ndërsa Roma është fare pranë tyre, me 47 pikë dhe do të luajë në fushën e Leçes.
Interi ka më pak shanse për Champions, me 44 pikët e tij, megjithatë në Kaljari do t’i synojë 3 pikët dhe trajneri Stramaçoni kërkon nga lojtarët që të mos shikojnë renditjen, por t’i marrin ndeshjet me radhë.