Mancini frikësohet nga shkarkimi

Menaxheri Roberto Mancini ka pranuar se posti i tij nuk është i garantuar, edhe pse beson se ka krijuar bazë për sukses në Manchester City.
Pozita e tij është vënë në dyshim pas serisë së rezultateve negative që kanë përcjell skuadrën e tij të humb pozitën e parë në Premierligë. Mancini, i cili zëvendësoi Mark Hughesin në dhjetor 2009, tha: “Jam larguar nga Inter pasi fitova shtatë tituj dhe kisha kontratë katërvjeçare. Andaj, në futboll mund të ndodh gjithçka në çdo moment. Sikurse në garë për titull, gjërat mund të ndryshojnë brenda një jave”.
“Njësoj është edhe sa i përket të ardhmes time. Kur zgjidhni një punë, ju e dini se mund të ndodh gjithçka. Nuk kam problem me këtë sepse kur punoni shumë për punën tuaj, dhe përmirësoni ekipin, kjo është gjëja më e rëndësishme”, u shpreh italiani.