Milani refuzon ofertën e Taçit
Rezart Taçi është i gatshëm të shpenzojë 700 milionë euro për blerjen e Milanit. Biznesmeni shqiptar në fushën e karburanteve e bëri publike këtë për gazetën italiane "La Gazzetta dello Sport". Gjithsesi, bosi i "Taçi Oil International", theksoi se Silvio Berluskoni ende nuk ka qëllim të shesë klubin. "Nëse jam i gatshëm të shpenzoj 700 milionë? Nuk ekziston asnjë problem. Grupi im është i mësuar të marrë vendime dhe t‘i çojë ato deri në fund. E di shumë mirë se Milani ka nevojë për investime. Bolonja? Jam duke hapur një portë më të madhe me Milanin". Por menjëherë më pas ka ardhur refuzimi i "Fininvest", shoqërisë që zotëron 100% të klubit kuqezi. Reagimi erdhi pas deklaratave të biznesmenit shqiptar, të gatshëm për ta blerë Milanin: "Milani nuk është në shitje. Nuk i shesim kuotat e klubit as në mënyrë të pjesshme".
A. M
A. M