E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona më e mirë ndonjëherë

Mesfushori Andres Iniesta ka theksuar se skuadra e tanishme e Barcelonës është më e mira në të cilën ka luajtur ndonjëherë.

27 vjeçari beson se klubi me kalimin e viteve ka përforcuar stilin e tyre të lojës dhe kështu kanë fituar tituj të rëndësishëm.

“Besoj se ky është ekipi më i mirë i Barcelonës që kam luajtur ndonjëherë. Skuadra përforcohet çdo vit. Sfida tani është të përmirësohemi çdo ditë, vit pas viti, diçka që e kemi bërë deri më tani në çdo aspekt, taktik, fizik dhe teknik” deklaroi Iniesta për FIFA.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›