Wilshere përkrahë Wengerin për selektor të Anglisë

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere ka dhënë përkrahjen e tij që Arsene Wenger të merr drejtimin e reprezentacionit të Anglisë.
Francezi, së bashku me Sir Alex Fergusonin konsiderohen si dy prej trajnerëve më të suksesshëm në futbollin anglez. Wilshere pranon se Wenger mund të jetë njeriu i duhur për të drejtuar Anglinë pas largimit të selektorit aktual Fabio Capello në përfundim të Euro 2012.
“Nuk mendoj se do të ishte gjë e keqe. Nëse trajneri do të ishte i interesuar për postin e Anglisë do të isha i lumtur” tha Wilshere për Daily Mirror.