E Shtunë, 31 Tetor 2026

Love dëshiron largim nga CSKA Moska

Klubet braziliane Flamengo dhe Gremio janë në mesin e të interesuarve për transferimin e sulmuesit të CSKA Moskës, Vagner Love i cili ka bërë të ditur se as paraqitjet në Ligën e Kampionëve nuk mund ta mbajnë në Rusi për 2012.

Vagner konfirmoi dëshirën e tij të largohet nga Moska pavarësisht kualifikimit të skuadrës në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

“Rezultati nuk i ndryshon planet e mija. Nëse kjo ishte ndeshja ime e fundit për CSKA-n jam i lumtur. Do të kalojë pushimet me familjet dhe do të pres të kuptojë se ku qëndron e ardhmja ime” tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›