Elia premton gol

Mesfushori Eljero Elia i ka premtuar tifozëve të Juventusit se do të hap llogarinë e golave për klubin në ndeshjen e tij të ardhshme.
Holandezi bëri paraqitjen e tij të dytë këtë sezon duke u inkuadruar si rezervist në fitoren 2-1 ndaj Bolognas në Coppa Italia të enjten. Ai asistoi për Claudio Marchision te goli i fitores por kishte raste të mira të shënonte edhe vet por goditjet e tij u ndalën nga portieri i Bolognas, Federico Agliardi.
“Faleminderit për përkrahje tifozë të Juventusit. Tani duhet të shënojë, do ta bëjë në ndeshjen e ardhshme” shkroi Elia në Twitter.