Premierliga, prioriteti kryesor

Nigel De Jong ka insistuar se Manchester City nuk do të lejojë që kokëdhimbja e eliminimit nga Liga e Kampionëve t’ju pengojë atyre nga ndjekja e titullit në Premierligë.
City ka epërsi prej pesë pikëve ndaj rivalit Manchester United, para ndeshjeve me Chelsean dhe Arsenalin.
Dhe, De Jong është zotuar se: “Nuk do të ndikohemi nga ky zhgënjim. Triumfi në ligë mund të kompensojë eliminimin nga Liga e Kampionëve. Ky dëshpërim nuk do të na shpërqendrojë nga objektivi ynë kryesor, fitimi i Premierligës”.