Sandro, në radarin e Milanit

Milan është duke konsideruar mundësinë e paraqitjes së një oferte për mesfushorin e Tottenhamit, Sandro, ka njoftuar e përditshmja italiane La Stampa.
Rossonerët pritet të rinovojnë opsionet në mesfushë për shkak të moshës së vjetruar të futbollistëve të këtij reparti. Sandro ishte përmendur si objektiv i Milanit edhe vitin e kaluar.
Braziliani, i transferuar në Tottenham nga Internacional më 2010, vlerësohet në rreth 13 milionë euro. 23 vjeçari ka kontratë me klubin nga White Hart Lane deri në qershor 2016.