E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi, pas Zunigas

Sipas medieve kolumbiane, Inter është i interesuar për mbrojtësin e majtë të Napolit, Juan Camilo Zuniga.

Nerazzurrët tashmë kanë filluar të planifikojnë përforcimet për sezonin e ri, pas rezultateve dëshpëruese të këtij edicioni dhe Zuniga spekulohet të jetë një prej objektivëve të gjigantit milanez.

Reprezentuesi kolumbian në Itali erdhi më 2008, fillimisht duke u aktivizuar te Siena e një vit më pas u transferua në Napoli, ku është shndërruar në një prej futbollistëve titullar në ekipin e trajnerit Walter Mazzarri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›