Suso refuzoi Realin për Liverpoolin

Mesfushori i Liverpoolit, Suso ka bërë të ditur se refuzoi mundësinë e transferimit në Real Madrid për t’ju bashkuar gjigantit nga Anfield Road.
18 vjeçari kaloi në Liverpool nga Cadiz më 2009 dhe ka depërtuar në skuadrën e parë të menaxherit Brendan Rodgers. Por, ai ka treguar se Reali i paraqiti ofertë me të cilën ai mund të kishte mbetur në Spanjë. Megjithatë, Suso zgjodhi Liverpoolin.
“E kisha pothuajse të finalizuar marrëveshjen me Realin por më pas më telefonoi Rafael Benitez dhe më tha se duhet të vij në Liverpool. Jam i lumtur që e kam dëgjuar atë dhe që jam këtu”, deklaroi Suso për mediet angleze.