Paga, problemi kryesor i Tevezit

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Carlo Ancelotti ka pranuar se skuadra e tij është ende e interesuar për transferimin e sulmuesit Carlos Tevez por paga e argjentinasit mbetet pengesa kryesore.
27 vjeçari është ende në Manchester City, pavarësisht interesimit nga Milan, Inter dhe PSG që nuk arritën marrëveshje për të gjatë janarit.
“Ne biseduam me menaxherin e tij, u munduam ta sjellim në ekip, por nuk arritëm marrëveshje. Vështirë se do të ndryshojë mendje sa i përket kërkesës për pagë”, tha Ancelotti.