Muaj i vështirë për Realin

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho beson se skuadrën e tij e presin ndeshje më të vështira se rivalin Barcelonën, në vazhdim të këtij muaji.
Gjiganti madrilen ka shtatë pikë më tepër se Barcelona, por Mourinho ka kërkuar nga skuadra e tij të jetë e vëmendshme nga duelet e këtij muaji.
“Ne luajmë me Levanten që është e katërta, pastaj Rayo Vallecano, që këtë sezon ka qenë befasi dhe Espanyolin që lufton për një vend në Evropë. Është një muaj i komplikuar për ne, ndoshta më tepër se për rivalët tanë”, deklaroi Mourinho në konferencë për shtyp.