E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi spanjoll për Samuelin

Ende nuk ka vazhduar kontratën e tij me Interin dhe në fund të këtij sezoni mund të largohet nga klubi si futbollist i lirë.

Qendërmbrojtësi Walter Samuel kërkohet nga dy klube nga La Liga, Valencia dhe Villarreal, ka njoftuar e përditshmja spanjolle, Marca.

Mirëpo, përveç tyre, Samuel spekulohet se kërkohet edhe nga Tottenhami. Në fund të fundit, do t’i takojë Interit të vendosë rreth mbajtjes së Samuelit, ose largimit të tij në parametrin zero.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›