Bruno në Tiranë një ditë pas zhdukjes së Irenës
24/01/2005 TIRANË –Prokuroria pohon se ekzistojnë disa prova, për të besuar se Bruno, djali i Agim Mushos dhe gruas së zhdukur, Irena Seli, një ditë pas ngjarjes është ndodhur në Tiranë. Burimet hetimore pohuan se ky është një detaj i pakonfirmuar ende, edhe pse bazohet në disa deklarata dhe prova të hetimeve. Përfundimisht në duart e hetuesve ndodhen prova, sipas të cilave, Irena Seli, 39-vjeçarja e zhdukur në datën 16 dhjetor 2004, ka hipur në tragetin “Venezia” në portin e Triestes dhe është nisur për në portin shqiptar të Durrësit. Mungesa e provave i përket mbërritjes së gruas së zhdukur në portin e bregdetit tonë. Asnjëri nga hetuesit apo zyrtarët e dy prokurorive që po kryejnë hetimin, nuk është i sigurtë se, fizikisht Irena Seli ka mbërritur në Durrës. Sipas burimeve zyrtare të hetimit, 41 ditë pas zhdukjes së saj, asnjë provë nuk është gjetur për praninë fizike të Irena Selit në portin e Durrësit, ditën e 16 dhjetorit 2004. Në kohën kur misteri për fatin e Irena Selit vazhdon të qëndrojë në hapësirat dhe thellësitë e detit mes Triestes dhe Durrësit, Prokuroria ka konfirmuar praninë e Brunos, djalit të Irena Selit dhe Agim Mushos në Tiranë, një ditë pas zhdukjes së 39-vjeçares, më 17 dhjetor 2004.
“Nisje pa mbërritje...”
“Irena Seli ka hipur në tragetin 'Venezia' që kryente udhëtimin Trieste-Durrës, në orën 05.00 të mëngjesit të datës 16 dhjetor 2004. Kjo i është konfirmuar zyrtarisht Prokurorisë nga policia italiane e portit të Triestes dhe nga agjencia e udhëtimeve, e cila ka organizuar udhëtimin. Sipas kontakteve të kryera gojarisht, policia portuale italiane në Triese, konfirmon se Irena Seli ka hyrë fizikisht në tragetin 'Venezia', i cili nisej për në Durrës. Ndërkaq, agjencia, e cila organizon udhëtimin, ka konfirmuar se pagesa financiare e Agim Mushos dhe Irena Selit për udhëtimin është kryer, si dhe vendosjen fizike të 39-vjeçares së zhdukur në traget. Në listat italiane të policisë dhe agjencisë së udhëtimit, ndodhet emri i Irena Selit”. Kjo është deklarata e njërit prej zyrtarëve të hetimit në Tiranë dhe Durrës, me të cilin kontaktoi gazeta “Metropol”. Sipas kësaj panorame të hetimeve të zhvilluara deri dje, është e sigurtë se Irena Seli e ka nisur udhëtimin në Trieste, ndërsa asgjë nuk të bën të besosh ose të pranosh, mbërritjen e saj në Durrës.
Bruno në Tiranë?
Burime nga Prokuroria thanë se ekzistojnë disa prova, për të besuar se Bruno, djali i Agim Mushos dhe gruas së zhdukur, Irena Seli, një ditë pas ngjarjes është ndodhur në Tiranë. Burimet hetimore pohuan se ky është një detaj i pakonfirmuar ende, edhe pse bazohet në disa deklarata dhe prova të hetimeve. Në një kontakt të gazetës me Brunon, ai ka pranuar se është ndodhur në Tiranë tri ditë pas zhdukjes së nënës së tij. Ndërsa, Prokuroria ka ngritur versionin, sipas të cilit, Bruno ka qenë në Tiranë një ditë pas zhdukjes së Irenës, në datën 17 dhjetor 2004. Këto fakte janë duke u verifikuar nga Prokuroria, me qëllim qartësimin e dijenive që mund të ketë Bruno, lidhur me ngjarjen.
Hetimi në Durrës
“Pasagjerët” e tragetit “Venezia” ditën e diel kanë qenë një grup hetuesish nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe nga organi i hetimeve në Durrës. Të dielën hetuesit kanë sekuestruar dokumentacionin e udhëtimit të datave 15-16 dhjetor me tragetin “Venezia”, nga qyteti italian i Triestes në Durrës. Hapësirat e tragetit ku kanë qëndruar udhëtarët janë fotografuar dhe, Prokuroria ka filluar veprimet për përcaktimin e vendit të secilit pasagjer në traget, me qëllim identifikimin e atyre udhëtarëve që mund të kenë parë Irena Selin dhe bashkëshortin e saj, Agim Musho, i cili është pronar i kompleksit “Bruno” në Tiranë. Hetuesit janë në kërkim të udhëtarëve që kanë qenë në afërsi të kabinës, ku kanë qëndruar 39-vjeçarja e zhdukur dhe i shoqi i saj. Menjëherë pas identifikimit të këtyre personave, që mund të kenë parë diçka gjatë udhëtimit, i cili ka zgjatur 9 orë.
Misteri
Pjesa e cila mbetet e pa provuar dhe misterioze për hetuesit dhe Prokurorinë, është mbërritja në Durrës. Dokumentacioni është i pasaktë dhe listat shqiptare mbeten të pabesueshme, për shkak të numrit të madh të udhëtarëve të asaj dite, ndërsa nuk ka asnjë konfirmim se Irena Seli ka mbërritur fizikisht në Durrës, ashtu sikurse me bindje, hetuesit thonë se nuk kanë asnjë provë për të besuar të kundërtën. Për hetuesit, një gjysmë konfirmimi për vulosjen e pasaportës së saj, nuk do të thotë se ajo ka mbërritur në Durrës. Sepse, sipas grupit hetimor, ka vend për dyshime, sipas të cilave pasaporta e Irena Selit është firmosur pa qenë e pranishme ajo, gruaja e zhdukur pa gjurmë.
Oficeri i lartë i Ministrisë së Rendit Publik fshehu zjarrvënësin
Dyshimi, "Bruno" u dogj nga Irena
Artur Marku
Grindja mes bashkëshortëve Musho ka nisur para djegies së kompleksit "Bruno". Burime nga Ministria e Rendit Publik, shprehen se hetimet e deritashme kanë zbuluar se zjarrvënësin e fshehu një emër mjaft i njohur në Policinë e Shtetit. Mbeten ende të paverifikuara lidhjet e tij me çiftin Musho.
Dyshimet
Specialistët dyshuan se Mushot i kishin vënë flakën gjithçkaje, për të marrë sigur