Dëbora rrezikon jetën e banorëve
25/01/2005
Flet kreu i Qarkut, Lorenc Luka: Nëse nuk ndërhyhet afër katastrofës
Janë izoluar zonat e Dukagjinit, Vermoshit, Shllakut
SHKODËR – Dëbora e rënë gjatë ditës së djeshme, në zona të ndryshme të Qarkut të Shkodrës, ka sjellë izolimin e mijëra banorëve, sidomos atyre të fshatrave të thellë të Shkodrës e Pukës. Në rast se ndërhyrja nuk do të jetë energjike, kanë thënë dje burime zyrtare të Qarkut, jeta e banorëve të izoluar mund të jetë në rrezik. Shteti duhet të ndërhyjë shumë shpejt që të shmanget ndonjë katastrofë humane, pasi banorët kanë qenë të papërgatitur për të përballuar një izolim të gjatë nga dëbora e ngrica.
Izolimi
Në Qarkun e Shkodrës ndodhen të bllokuar Vermoshi, ku më problematikët janë fshatrat, Tamarë, Selcë dhe Kelmendi, në zonën e Dukagjinit janë të bllokuara komunat Shoshë, Shalë, Thethë, në zonën e Shllakut janë të bllokuar të gjitha fshatrat. Ndërsa në Koman, sipas burimeve zyrtare nga Qarku i Shkodrës, rruga ka deri 35 cm dëborë dhe është pothuajse e pakalueshme. E njëjta situatë është dhe në rrugën e Pukës, në Qafën e Malit, ku dëbora ka arritur në 60 cm. Dhe në aksin rrugorë Pukë - Fushë–Arrëz, rruga është e kalueshme vetëm me zinxhir, madje në disa segmente kalohet me tepër vështirësi. Të gjitha rrugët rurale të komunave të thella malore janë të bllokuara. Në qytetin e Shkodrës dëbora ka arritur deri në 20cm, duke vështirësuar qarkullimin dhe brendapërbrenda qytetit, por, fatmirësisht, polica akoma nuk ka regjistruar asnjë aksident.
Rreziku
Ndërkohë, kryetari i Qarkut të Shkodrës, Lorenc Luka, ka bërë të ditur për mediat se situata në zonat malore të Shkodrës është alarmante, pasi bllokimi i rrugëve ka izoluar dhe banorët e këtyre fshatrave, të cilët nuk kanë as ushqime, as ilaçe. “Duhet ndërhyrje emergjente, ka thënë dje Luka, pasi me mijëra banorë momentalisht janë pa asnjë ndihmë. Situata, sipas kryetarit të Qarkut, është tepër kritike, pasi ka mungesë ushqimesh. “Sipas të dhënave që kemi nuk ka asnjë rezervë ushqimore në këto zona, ka sqaruar dje për median, gjithashtu nuk ka as ilaçe, kjo ka bërë që ne si Qark të japim alarmin, që të ngremë në këmbë të gjitha strukturat shtetërore, duke vënë në lëvizje të gjitha hallkat në dispozicion për të kapërcyer situatën. Konkretisht, ka vazhduar më tej Luka, duhet që të ndërhyhet me forcat e Ministrisë së Mbrojtjes për të zhbllokuar rrugët në akset më problematike. I bëjmë thirrje të gjitha strukturave shtetërore që të ndërhyhet urgjentisht, pasi jetë njerëzish po vihen në rrezik. Megjithëse po punohet për zhbllokimin e disa rrugeve, është e pamundur që Shkodra, me ato pak mjete që ka në dizpozicion, të arrijë të zhbllokojë rrugët. Nëse vazhdohet kështu, do të mbeten të izoluara për një kohë të gjatë me qindra shtëpi dhe me mijëra banorë, pasi dëbora e rënë mund të kthehet në ngricë dhe kuptohen pastaj pasojat. Është e pafalshme për strukturat shtetërore, që duke ditur se këto zona bllokohen të lihen pa rrezerva ushqimore, ka përfunduar kryetari i Qarkut të Shkodrës, Lorenc Luka.
Ndërhyrja
Ndërsa kreu i Qarkut dje ka dalë i alarmuar në prononcimet e tij për shtyp, burime zyrtare nga shtabi i emergjencës pranë Prefekturës kanë bërë të ditur se situata është nën kontroll. Sipas njoftimeve zyrtare, ka disa akse që janë problematikë, por që është duke u punuar për të zhbllokuar. Këto burime kanë deklaruar se nuk ka rrugë të bllokuara dhe njëkohësisht janë paralajmëruar shoferët e automjeteve që në disa akse, si ai Komanit, Pukës, Dukagjinit, Vermoshit të përdoren zinxhirë për të kaluar.
Në qytetin e Shkodrës, dëbora e rënë ka vënë në shërbim 24 orë policinë rrugore, e cila është duke vepruar në të gjithë akset më problematikë për të kontrolluar lëvizjet e makinave. Bora e rënë në qytet gjatë ditës së djeshme, ka ndërlikuar së tepërmi qarkullimin e makinave dhe të këmbësorëve. Ndërmarrja e Rruga- Urave, ka vënë në shërbim mjetet e saj për pastrimin e rrugëve kryesore të qytetit. Reshjet e dëborës që kanë vazhduar të bien dhe gjatë darkës, kanë vështirësuar së tepërmi qarkullimin.