Barcelona, tifozët kundër skuadrës
Tifozët e Barcelonës kanë kundërshtuar skuadrën për rezultatet e dobëta. Duke përfituar nga pushimet e Pashkëve, një numër i konsiderueshëm mbështetësish ishin të pranishëm në stërvitjen e zhvilluar në La Masia. Në momentin që futbollistët dolën në fushë, ata u përballën me një grup protestuesish. Shkak është bërë humbja 3-2 në fushën e Valencias, që solli eliminimin nga Kupa e Mbretit (aktivitet ku Barça eliminohet për të dytin vit radhazi në gjysmëfinale). Në një sezon që vazhdon: katalanët luftojnë për titullin në Spanjë dhe në Champions, kishte edhe nga ata tifozë që i janë kundërpërgjigjur fërshëllimave me duartrokitje. Të pakënaqurit kanë hedhur parulla "Rajkard bëj diçka përpara se të jetë shumë vonë" e "Më pak para e më shumë ‘cojones‘". Gjithsesi, dita është mbyllur në mënyrë të gëzueshme, pasi në fund të gjithë kanë uruar Ronaldinjon për 28-vjetorin e lindjes.
SSSASS