Xhixhi Bufon, Portieri i Vitit 2007
Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS) ka vlerësuar Xhanluixhi Bufon si "Portierin më të Mirë të Vitit 2007". Përfundimi për "gardianin" ka ardhur pas një studimi kompleks të statistikave dhe përllogaritjeve të tjera në ndeshje. Kjo është hera e katërt në pesë vitet e fundit, që Bufon fiton këtë vlerësim: ai është kurorëzuar si numri një në botë edhe në vitet 2003, 2004 dhe 2006. Dy të dërguar të IFFHS-së janë paraqitur në qendrën stërvitore të Juventusit në Vinovo dhe i kanë dorëzuar çmimin portierit bardhezi. "Është një kënaqësi e madhe të marrësh këtë çmim", tha portieri i jashtëzakonshëm për mikrofonat e "Juventus Channel". "Vlerësimi merr edhe më shumë vlera, pasi ai bazohet në një studim shumë të detajuar të statistikave. Fakti që e fitoj këtë çmim për herë të katërt, tregon se jam duke punuar mirë".
SSSASS