E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terri: Arsenali nuk di t‘i mbyllë ndeshjet

Pavarësisht faktit se Çelsi klasifikohet në vendin e tretë, dy pikë larg Arsenalit, mbrojtësi Xhon Terri mendon se "topçinjtë" janë më të dobët se skuadra e tij. Kapiteni ka vlerësuar faktin se blutë janë tejet këmbëngulës në kërkim të fitores. "Kur gjërat nuk shkojnë edhe aq mirë", tha ai për "Mirror", "ndonjëherë të mjafton një gol aksidental, një devijim vendimtar, por mbi të gjitha duhet të kesh futbollistë që ‘i vërsulen‘ topit për ta shtyrë në rrjetë. Çelsi dhe Mançester Junajted arrijnë të shënojnë gola të tillë, por Arsenali jo. Mendoj se kjo është dobësia e tyre". Terri mendon se loja me fantazi e Arsenalit nuk është shumë efektive, për aq kohë sa skuadra e Venger nuk di të shënojë duke mbyllur virtualisht përballjet. "Kur Arsenali luan ashtu siç di, duhet thënë se është një skuadër vërtetë e shkëlqyer", pohoi mbrojtësi i kombëtares angleze. "Ata mund të të ndëshkojnë në çdo moment. Kur Emanuel (Adebajor) fluturon dhe (Çesk) Fabregas kontrollon ritmin e lojës në mesfushë dhe gjuan nga distanca, Arsenali shënon me lehtësi. Megjithatë, ka pasur raste kur nuk kanë ditur që të ‘vrasin‘ ndeshjet: krijojnë shumë raste për shënim, por nuk kanë ditur ta shtyjnë topin në rrjetë. E pranoj që Çelsi nuk zhvillon gjithmonë futboll të bukur, por kjo ndodh sepse nuk e kemi të detyrueshme. Këtu bëhet fjalë për të fituar ndeshjet. Tifozët dëshirojnë të shohin futboll të bukur, por mbi të gjitha ata duan që skuadra e tyre të fitojë pikë dhe trofe. Ne jemi të sigurt se mund të përballemi si të barabartë me këdo dhe të mposhtim çdo kundërshtar".
SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›