Todt: Do të qëndroj edhe 1 deri në 3 vjet
Pas një jete të kaluar në pistat e garave, Zhan Todt ka nevojë për pak qetësi. Në të ardhmen e ish-administratorit të Ferrarit nuk do të jetë më Formula 1. Todt ka hedhur poshtë edhe zërat se ka vendosur të kalojë në një skuadër tjetër, apo të kandidojë për president të FIA-s. "Nuk do të largohem menjëherë, shpjegoi ai, detyra ime zgjat nga një deri në tre vjet. Më pas do të shohim se çfarë vendos fati. Për momentin do të kujdesem për interesat e Ferrarit, për aktivitetet sportive dhe gjëra të tjera. Vetëm në Bahrein do të merrem me afrimin e sponsorëve të rinj dhe të Abu Dhabit. Gjithçka, sipas kontratës që është publikuar".
SSSASS