Barcelonë “e ftohtë” mund Realin
Barcelona ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë rivalëve historik të Realit të Madridit, duke marrë kështu edhe kryesimin e renditjes. Edhe pse madrilenët zhvilluan një lojë me ritëm të lartë dhe krijuan mjaft raste për shënim, kanë qenë kampionët në fuqi të Spanjës, ata që gjetën rrugën e rrjetës. Zlatan Ibrahimoviç ndëshkoi kundërshtarët në minutën e 56-të, duke gjuajtur saktë për në portë, një kros të ardhur nga e djathtë e zonës rivale. Nuk kanë munguar edhe kartonët e kuq në këtë sfidë, përkatësisht një për Realin dhe një për Barçën, pikërisht Lasana Diarra dhe Serxhio Buskets.