Zgjedhjet në Holandë zhvillohen në shtator

Pas dorëheqjes nga posti i tij ditën e hënë, kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka deklaruar për shtypin lokal se zgjedhjet e parakohshme në vend do të mbahen më 12 shtator.
Shkak për humbjen e mbështetjes së jashtme për Rutte u bënë përplasjet me Geert Ëilders, të partisë ksenofobe mbi adoptimin e masave shtrënguese në buxhet.
Partia populiste e ekstremit të djathtë, që bashkëqeveriste me qeverinë, nuk pranoi planin e kursimit, që parashikonte adoptimin e masave financiare në vijën e përcaktuar nga Bashkimi Europian.
Megjithëse Holanda nuk ishte prekur nga kriza, ajo duhej t’i përshtatej kushteve të BE-së, të cilat aleatët e kryeministrit Rutte i kishin refuzuar, sidomos shkurtimet në buxhet, që synojnë reduktimin e borxhit publik.