Straus Khan akuzon Sarkozy
Ish-kreu i FMN-së, Dominique Strauss Kahn ka përsëritur akuzat ndaj kundërshtarëve të tij politikë se organizuan rrënimin e tij përmes skandalit seksual, me qëllim parandalimin e kandidimit për presidencialet. Në një intervistë ekskluzive pëër britaniken “The Guardian” , Straus Khan tha se persona të lidhur me partinë e presidentit, Nicolas Sarkozy përgjuan telefonin e tij celular. Megjithatë, gjatë intervistës ai nuk deklaroi se takimi i papritur me kamarieren e hotelit, Nafissatou Diallo ishte rezultat i një kurthi. Por nga ana tjetër sugjeroi se rrjedha e mëtejshme e ngjarjeve ishte orkestruar që ai të turpërohej përpara publikut.
“Ndoshta politikisht isha naiv, por unë thjesht nuk besoja se ata do të shkonin kaq larg... Unë nuk mendoja se ata mund të gjenin diçka të tillë për të më ndaluar”, ka shtuar Strauss Kahn. 63 vjeçari, pretendon se ai u vu nën mbikqyrje nga inteligjenca franceze para se ai të arrestohej. Deklaratat vijnë në një moment të ndjeshëm për presidentin Sarkozy, që po kërkon rizgjedhjen në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Skandali ka vënë në qendër të vëmendjes stilin e jetës se Strauss-Kahn dhe qëndrimi e tij ndaj grave.
Në mesazhet dërguar bashkëpunëtorëve të cilët kanë marrë pjesë në festat e seksit ku ka qenë i pranishëm njëra prej të cilave u mbajt në Uashington vetëm një ditë para se Straus Khan të shkonte në “Sofitel Hotel” ku dhe u akuzua për abuzim seksual, ai i referohet grave si materiale. Incidenti “Sofitel” ka rënduar mjaft reputacionin e tij në Francë, ku ai mbetet i tërhequr nga skena politike.