E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelonës do ti mungojë Xavi

Mesfushori Cesc Fabregas ka pranuar se nuk mund ta paramendojë Barcelonën pa ikonën Xavi Hernandez, pas golit të këtij të fundit në fitoren 2-0 ndaj Granadës të shtunën mbrëma në Nou Camp.

32 vjeçari u inkuadrua nga bankina dhe kaloi ekipin në epërsi, tre minuta para fundit. Fabregas ka pranuar se Xavi është i pazëvendësueshëm në Nou Camp.

“Nuk mund ta imagjinoj Barcelonën pa Xavin. Një ditë ai nuk do të jetë më këtu, por tani vazhdon të jetë futbollist fantastik. Ai kaloi dekada këtu dhe do ti mungojë ekipit pasi të përfundojë karrierën”, deklaroi Fabregas për AS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›