Man City barazon me Arsenalin

Kampioni i Premierligës, Manchester City ka barazuar 1-1 me Arsenalin në kuadër të xhiros së pestë.
Skuadra e Roberto Mancinit kaloi në epërsi me golin e realizuar me kokë nga qendërmbrojtësi Joleon Lescott në minutën e 40-të. Por, londinezët nuk u dorëzuan dhe insistuan në kërkim të golit të barazimit të cilin e gjetën në minutën e 82-të kur realizoi qendërmbrojtësi Laurent Koscielny.
Pas këtij barazimi, të dyja skuadrat gjenden në kuotën e nëntë pikëve por Arsenali ka golaverazh më të mirë. Në tabelë kryeson Chelsea me 13.