Barcelonës i duhet një qendërmbrojtës

Ish kapiteni i Barcelonës, Jose Mari Bakero mendon se klubi ka nevojë të transferojë një qendërmbrojtës pas lëndimeve të dyshes Gerard Pique dhe Carles Puyol. Bakero, ish mesfushori i cili luajti për gjigantin katalan mes 1988-1997, beson se mungesa e dy reprezentuesve spanjoll ka bërë që Barcelona të jetë e shpalosur prapa.
“Barcelona duhet të transferojë një qendërmbrojtës, kështu kam thënë edhe gjatë verës. Megjithatë, kushdo që luan në qendër të mbrojtjes te Barcelona e ka shumë të vështirë, më tepër se në cilindo klub tjetër në botë”, deklaroi ai për Esports Cope.